13:40 / 15.12.2022
Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
ATSH
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përshëndeti dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Duke e konsideruar një akt të rëndësishëm historik, Begaj i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.
Në të njëjtën kohë, presidenti Begaj i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.























