13:44 / 15.12.2022
Të reshurat e shiut e bëjnë të pakalueshme rrugën Prekoc-Krilevë|Video
Arlinda Sejda/RTK
Nga të reshurat e pandërprera të shiut, të cilat filluan mbrëmë dhe nuk u ndalën deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, është ndarë përgjysmë asfalti në rrugën Prekoc-Krilevë, në fshatin Marec.
Ky vend ndodhet rreth 3 kilometra përtej minieres së Artanës.
Punëtorët të cilët kanë dalë në orët e hershme të mëngjesit që të shkojnë në punë, janë ata që e kanë vërejtur të parët se rruga është shumë e dëmtuar dhe është e pakalueshme për automjete.
RTK ka kontaktuar me banorë të zonës, kryesisht të fshatit Marec, të cilët kanë konfirmuar se dëmtimi i rrugës ka shkaktuar vështirësi, për kryerjen e punëve të përditshme.
Për shkak të dëmtimit të kësaj rruge, banorët detyrohen të përdorin rrugë të tjera alternative malore.























