Ambasadori Guérot vizitoi RTK-në, njoftohet me vështirësitë dhe reformat
BKT
Lajme

Ambasadori Guérot vizitoi RTK-në, njoftohet me vështirësitë dhe reformat

RTKlive

Ambasadori francez Olivier Guérot ka vizituar sot RTK-në, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Diplomati francez është njoftuar në detaje për funksionimin e transmetuesit publik dhe për sfidat financiare me të cilat po përballet RTK-ja.

Drejtori Ahmetxhekaj e njoftoi ambasadorin Guérot për procesin e reformave dhe për vizionin për transformimin e RTK-së, duke potencuar se pa rritje të buxhetit për vitin 2023, rrezikohen proceset e nisura e po ashtu pamundësohet zbatimi i ligjit që e rregullon funksionimin e transmetuesit publik.

Ambasadori Guérot ka vizituar ambientet e punës në RTK1 dhe RTK2, ku ka parë nga afër kushtet jo shumë të favorshme për funksionim normal të RTK-së.

Ambasadori francez tha se informacionet e bazuara në fakte dhe neutrale janë bazë e demokracisë, teksa e vlerësoj funksionimin e programit në gjuhën e komuniteteve.

Very interesting visit at RTK. Objective and neutral information is the basis of democracy The programs in minority languages are very important. pic.twitter.com/6LXjG3bJX9

— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) December 15, 2022

 


MË SHUME NGA Lajme