Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu

V.Thaçi / RTKlive

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është hap i rëndësishëm.

Sipas saj integrimi në bllok varet edhe nga dialogu me Serbinë.

“Është thelbësore që gjithë Ballkani Perëndimor të futet në BE. Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar von Carmon përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

Një ditë më parë, udhëheqësit e Kosovës, kryeministri Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme