Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Xhaçka: Shqipëria do ta mbështesë
BKT
Lajme

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Xhaçka: Shqipëria do ta mbështesë

V.Thaçi /RTKlive

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Kosovën për aplikimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se Shqipëria do të mbështesë dhe do të ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi.

Ajo ka theksuar se vendi i Kosovës është në BE, ashtu siç është edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

“Urime Kosovës për aplikimin e saj për anëtarësim në BE. Shqipëria do të mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar Xhaçka.

Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dorëzoi sot e enjte aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në BE në Pragë.


MË SHUME NGA Lajme