U mbajt premiera e operës “La Traviata”
BKT
Foto: Lumira Kelmendi/RTK
Kulturë

U mbajt premiera e operës “La Traviata”

RTKlive

Opera e Kosovës ka mbajtur sonte në sallën e sportit `1 Tetori` në Prishtinë premierën e operës `La Traviata” të mjeshtrit Giuseppe Verdi`.

Në rolet kryesore u prezantuan sopranoja Besa Llugiqi (Violeta Valery), tenori Emanuele D'Aguanno (Alfredo Germont) dhe baritoni Gëzim Myshketa (Giorgio Germont). Në këtë shfaqje mori pjesë trupa me rreth 150 artistë e staf mbështetës.

Produksioni i parë i “La Traviata” nga Opera e Kosovës u realizua  në bashkëpunim me Operën Shtetërore të Stara Zagorës (Bullgari), Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) dhe Filharmonisë së Kosovës .

 


MË SHUME NGA Kulturë