Rohde: Dënimi ndaj Mustafës, aktgjykim ndaj individit jo ndaj UÇK-së
B. Halimi / RTKlive
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se dënimi i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nuk është aktgjykim ndaj UÇK-së.
Në një shkrim në rrjetin social “Twitter”, ambasadori i Gjermanisë e ka vlerësuar të rëndësishëm aktvendimin e Speciales ndaj Mustafës, duke e quajtur si gjykim që forcon sundimin e ligjit.
“Gjykim i rëndësishëm që forcon shtetin e së drejtës. Është aktgjykim ndaj një individi për kryerje të krimeve të rënda të luftës, jo aktgjykim ndaj UÇK-së Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat - pa mosndëshkim”, ka shkruar Rohde.
Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim mbi pretendimet e prokurorisë për krime lufte në kompleksin në Zllash në vitin 1999.
























