19:12 / 21.12.2022
FSK institucioni më i besueshëm, Mehaj: Pasqyrim i zbatimit të objektivave
E.Hoti/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i është gëzuar vlerësimit të qytetarëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për vitin 2022.
Mehaj në një postim në Facebook ka thënë se ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmoi sot se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 83 për qind të besueshmërisë qytetare”, ka shkruar Mehaj.























