Fotografia e Messit me trofeun e Kupës së Botës thyen rekordin e klikimeve
BKT
Sport

Fotografia e Messit me trofeun e Kupës së Botës thyen rekordin e klikimeve

atsh

Fotografia me trofeun e Kupës së Botës që u postua nga Lionel Messi, i cili luajti rol kryesor në fitoren e Argjentinës për Kupën e Botës pas 36 vitesh, ka thyer rekorde të pëlqimeve në Instagram.

Messi, i cili ka lënë pas lojtarët legjendarë duke thyer rekorde njëri pas tjetrit në Kupën e Botës, vazhdon të arrijë suksese edhe në drejtime të tjera pas turneut.

Fotografia e postuar në Instagram ku Messi ngre trofeun e Kupës së Botës është pëlqyer nga 57.2 milionë njerëz dhe arriti rekordin e ri në faqen e postimeve sociale.

Postimi më i popullarizuar më parë i Instagramit ka qenë fotografia “vezë” e cila ka patur 56.1 milionë pëlqime.