Disa nga filmat më të mirë të aktorit Arben Bajraktaraj
RTK
Aktori i mirënjohur kosovar Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa evropiane, i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan "Taken", krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Hollywood-it Liam Nelson dhe në dy seritë e "Harry Potter".
Këta janë disa nga filmat me te mire te aktorit me nënshtetësi franceze.
Filmat e aktorit Arben Bajraktaraj (i lindur më 29 janar 1973) është aktor kosovar. Bajraktaraj ka luajtur ë filma të shumtë francezë por edhe në filma ndërkombëtarë, si Eden Log dhe Sex Traffic. Ai shpesh ka portretizuar operativë të sindikatës së krimit në filma si Taken dhe Verso. Ai ishte gjithashtu i njohur për rolin e tij si Vdekësi i Vdekjes Antonin Dolohov në filmat Harry Potter.
Filmi Taken
Në filmin ‘Taken’ Arben Bajraktari luan rolin e Markos nga Tropoja një personazh negative. Filmi flet për një agjent i Cia-s i dalë në pension udhëton përmes Evropës në përpjekje për të shpëtuar vajzën e tij nga duart e rrëmbyesve shqiptare. Në rolet kryesore janë Lian Neeson, Maggie Grace
Bon Appetit
Filmi i cili vë në fokus apetitin e një njeriu për pushtet, Gjatë 18 minutave ngjarja zhvillohet rreth një darke të pazakontë, e cila përgatitet vetëm për persona të përzgjedhur të shoqërisë, ku në këtë rast Bajraktaraj si një njeri i uritur për pushtet gjen mënyra të tjera për të përmbushur nevojat e tij.
Krahas tij, në këtë film luajnë edhe Romir Zalla e Ema Andrea.‘Bon Appetit’ me regji të Erenik Beqirit
Ballkoni
Jetoni, një djalosh 10 vjeçar gjendet i ulur në skaj të ballkonit në katin e 4-rt. Fqinjët dhe kalimtarët e rastit, të tmerruar nga situata, thërrasin policinë dhe zjarrfikësit për ndihmë. Por shumë shpejt situata del jashtë ontrollit. Përkrah Arbenit luajnë edhe Afrim Muçaj, Shengyl Ismajli, AdrianaMatoshi etj në regji të Lendita Zeqiraj.
Filmi Van
‘Filmi flet për një djalë rreth të 20-ve i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues, Bajrakati këtu e luan rolin e babait , ndërsa në rolet e tjera jane Phénix Brossard, Afrim Muçaj etj me regji te Erenik Beqiri
Filmi ‘Heroi’
Pjesë e këtij filmi janë aktorët si Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Çun Lajçi, Selman Lokaj, Enver Petrovci, Haqif Mulliqi ,etj. ‘Heroi’ portretizon jetën e një ushtari të UÇK-së, Shkëmbit, pas përfundimit të luftës. Lavdia e tij mbetet vetëm shpirtërore, sepse anët sociale,ekonomike dhe madje politike, janë të ashpra për të. Filmi rrëfen për parimet dhe virtytet e një ish-ushtari, që bien ndesh me metodat e veprimit të personave oportunistë dhe të pushtetshëm. Nën interpretimin e aktorit të mirënjohur Arben Bajraktaraj, të gjithë arrijnë të ndjejnë vuajtjen e Shkëmbit.
Harry Potter
Një tjetër rol që ka vulosur karrierën e tij është ai në filmin ‘Harry Potter’. I frymëzuar nga heronjtë e romaneve gjatë kohës që shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura të Isniqit, ai u lidh shumë edhe me letërsinë dhe më vonë do të zbulonte pasionin për kinematografinë Arbeni tek ‘Harry Potter’, kam luajtur në dy seri.
‘Streha mes reve’
‘ Streha mes reve’ është një dramë delikate dhe fisnike mbi arritjen e lirive personale dhe atyre fetare Protagonist në film është aktori i , Arben Bajraktaraj.
Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në rininë e tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij.
Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t?ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili, Virus Shala, etj. Regjisor Robert Budina.























