Lansohet raporti “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste"
BKT
Lajme

Lansohet raporti “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste"

E.Hoti/RTKlive

Sot është mbajtur konferenca lansuese e Raportit Vjetor: “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”. Aty janë prezantuar të gjeturat kryesore nga monitorimi i portaleve dhe rrjeteve sociale ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë me fokus gratë, komuniteti LGBTI+, minoritetet etnike dhe personat me aftësi të kufizuara, dhe shpërndarjes së tyre në rrjete sociale.

Rezarta Delibashzade Krasniqi, drejtore ekzekutive në Institutin D4D, ka thënë se gjatë një viti është bërë monitorimi i 20,585 artikujve, prej të cilëve janë analizuar 3461 lajme nga mediat.

Ajo është shprehur se nga ky raport kanë dalë gjithashtu edhe rekomandime për politikanë që synojnë luftimin e gjuhës se urrejtjes në platforma mediatike.

“Ndër rekomandimet kryesore janë zhvillimi i një Kodi të Praktikës së Kosovës në përputhje me standardet e BE-së që gjendet në Kodin e Përforcuar të Praktikës për Dezinformim (KPPD) më 2022 dhe Shoqëria civile dhe organizatat e mediale duhet të krijojnë dialog të qëndrueshëm dhe formal, me synim për të mbështetjen zhvillimin e legjislacionit gjithëpërfshirës për dezinformim dhe lajme të rreme”, tha Delibashzade Krasniqi.

Ndërsa Edona Krasniqi, drejtore e Departamentit për Grantdhënje është shprehur se zakonisht në media dhe rrjete sociale është parë gjuha që për të përshkruar brengat e grupeve të ndryshme, si të komunitetiti LGBTI, personave me aftësi të kufizuar dhe grave kanë një ndikim të madh edhe tek opinoni publik.

Allen Meta, Menaxher i Projektit ka thënë se njëri nga rekomandimet dhe pika kyçe që ne janë duke synuar si tek institucionet dhe tek akterët kyç është që të bëjnë një fushatë mbi edukimin medial.

“ Ky rekomandim ka dal edhe nga takimet që i kemi zhvilluar edhe gjatë takimeve me gazetar dhe redaktor”,ka thënë ai .

Kurse, Niman Hajdari, zëvendës Avokat i Popullit ka thënë se edukimi për të drejtat e njeriut është domosdoshmëri për një shoqëri demokratike.

“E ky edukim duhet të ndodh si në shkolla, si në universitet sepse duke mos pasur një edukim kemi raste të tilla ku atakohen grupe të ndryshme shoqërore. Mirëpo duhet të dimë që lira e shprehjes është absolute mirëpo mbaron aty ku atakon tjetrin”, ka thënë ai.

Ndërsa Marigona Shabiu, nga YIHR, tha se kur është atakuar komuniteti LGBTI nuk kanë pas reagime dhe mbështetje publike. "Kemi gjuhën e urrejtjes edhe ndaj javës së krenarisë dhe ndaj ofendimeve që i bëhen këtyre komuniteteve, e po ashtu edhe komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë. Mirëpo ne si shoqëri civile duhet të jemi më vigjilent pa marr parasysh që institucionet duhet të bëjnë punën e tyre{, u shpreh ajo.

Bajram Ilazi, nga Voice of Roma, Ashkali dhe Egjiptian, tha se pjesëtarët e komuniteteve romë ashkali dhe egjiptan nuk ndërveprojnë me komunitetin shqiptar, andaj kjo sipsa tij lë të nënkuptohet që ata paragjykohen.


MË SHUME NGA Lajme