Abdixhiku në 33 vjetorin e LDK-së: Të përmbushet ëndrra e Rugovës
M.Shefkiu/RTKlive
Kosova duhet të bëhet shtet anëtar në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe kështu të plotësohet një ëndërr e nisur 33 vjet më parë. Kështu ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, i cili në përvjetorin e 33 të partisë së bashku me bashkëpunëtorët e tij, bëri homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Kryetari Abdixhiku ka nderuar figurën e presidentit Rugova, si prijësin e shqiptarëve në periudhën më të vështirë të popullit tonë, njëkohësisht themeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Në vitin 1989, burrat e gratë më të mirë të vendit, në kohën më të vështirë u rreshtuan krah Rugovës dhe ndërtuan programin më të madh politik shqiptar të fundshekullit XX; lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci. Rruga e Presidentit Rugova dhe LDK-së vazhdon të mbetet e njëjtë dhe ky projekt i nisur 33 vite më parë ende nuk është i përfunduar”, ka deklaruar Abdixhiku.
























