Përfundoi protesta me moton: `JO në emrin tim!`
Venera Xhoxhaj/RTK
Protesta me moton “JO në emrin tim!”, e organizuar nga Partia Socialdemokrate, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka përfunduar e qetë.
(E plotësuar) Molliqaj: Liria e fituar duhet të mbrohet çdo ditë
Ka nisur protesta me moton “JO në emrin tim!”, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, i cili organizoi këtë protestë, deklaroi se Procesi i Speciales na ka mësuar se liria duhet të fitohet një herë, por duhet të mbrohet çdo ditë, sepse mund të shtrembërohet.

(E plotësuar) Klinaku: Padrejtësia po ndodh, por nuk po bëhet asgjë në këtë drejtim
Faton Klinaku nga OVL e UÇK, para tubimit protestues,theksoi se organizatat e dala nga lufta kanë kundërshtuar krijimin e kësaj gjykate, duke bërë të ditur se po ndodh padrejtësia, vazhduam angazhimet, por nuk u bë asgjë në këtë drejtim.
“Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Gjykon vetëm UÇK-në, duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha ai.
(E plotësuar) Kuçi: Kur mbrohet UÇK-ja, mbrohet shtetësia e Kosovës
Natyra Kuqi, përfaqësuese e PSD-së, para protestuesve deklaroi se është e rëndësishme që historia të mbrohet.
“Kur mbrohet UÇK-ja, mbrohet shtetësia e Kosovës, sepse është gurthemel i ynë”
(E plotësuar) Ka nisur protesta me moton “JO në emrin tim!”
Ka nisur protesta me moton “JO në emrin tim!”, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Qytetarë të shumtë i janë bashkuar protestës së thirrur nga PSD-ja, e cila nis në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar te sheshi “Skënderbe”.
Qytetarët po mbajnë flamuj kombëtarë e pankarta, në të cilat shkruhet: UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa e të tjerë, si dhe mesazhe kundërshtuese për Gjykatën Speciale.
Mes protestuesve janë edhe deputetë, si dhe përfaqësues të OVL- UÇK-së.
Ndërkohë përgjatë gjithë sheshit janë parë forca të rendit.

























