Pritje për Krishtlindje
BKT
Foto: Katedralja Shën Nënë tereza në Prishtinë
Lajme

Pritje për Krishtlindje

J.Musliu/RTKlive

Sonte në mesnatë në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, do të mbahet mesha solemne e Krishtlindjes. Mesha do të udhëhiqet nga ipeshkvi Dodë Gjergji dhe meshtarë të dioqezës.

Paraprakisht, Dioqeza Prizren-Prishtinë e Kishës Katolike organizoi  pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes.

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë të pranishmëve duke uruar paqe para konfliktit.

"Ne shpresojmë që nuk do të vijë konflikti përpara se të realizohet paqja, sepse paqja është e domosdoshme, nuk ka alternativë. Dhe ne të gjithë duhet të jemi punëtorë të vyer, të ruajtjes së paqes në vend dhe të arritjes së pajtimit me të gjithë që jetojnë me ne”, tha Gjergji.

Të pranishëm në këtë pritje ishin personalitetet të ndryshme të vendit dhe të huaja.

Mes tyre, prezent për të uruar besimtarët e krishterë  për këtë festë të madhe ishte edhe kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti.

Mes të ftuarve ishin edhe liderët e partive opozitare si kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj etj.

Mesha solemne e Krishtlindjes e udhëhequr nga ipeshkvi Dodë Gjergji, do të mbahet sonte me fillim nga ora 00:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.


MË SHUME NGA Lajme