Serbia presion mbi Trajkoviqin, ia ndalojnë vajzën në Aeroport të Beogradit
BKT
Lajme

Serbia presion mbi Trajkoviqin, ia ndalojnë vajzën në Aeroport të Beogradit

J.Musliu/RTKlive

Politikanja nga Kosova, Rada Trajkoviq, e cila aktualisht është këshilltare e Nenad Rashiqit, ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka njoftuar në llogarinë e saj në Twitter se vajza e saj, është ndaluar sërish në Aeroportin e Beogradit.

Ajo njoftoi se vajza e saj është liruar që të udhëtojë vetëm pas ftesës urgjente që kishte marrë për udhëtim në Londër.

“Dhe perseri! Rrugës për në Londër, vajza u ndalua sërish në Aeroportin e Beogradit…Të gjitha për shkak të tekave të një njeriu”, njoftoi Trajkoviq, duke aluduar në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Telashet që familjes Trajkoviq ia shkakton Serbia, nuk kanë të ndaluar. Rada Trajkoviq u ndalua pa sqarim zyrtar në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, më 15 dhjetor,  gjatë rrugës për t’u kthyer në shtëpinë e saj në Graçanicë.

Ajo kishte takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff  Hovenier, por u ndalua gati për 24 katër orë në policia e Serbisë.

Ajo gjatë gjithë kohës ka informuar publikun për gjendjen e saj shëndetësore dhe të paraburgimit përmes Tëitter.

Në vitet 1990, Rada Trajkoviq ishte në partinë e Sheshelit, ashtu si dhe presidenti aktual i Serbisë dhe SNS, Aleksandar Vuçiq.

Trajkoviq ka njoftuar gjatë javës se ajo dhe familja e saj po marrin vazhdimisht kërcënime.

Për sigurinë e saj, ajo e ka bërë përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.


MË SHUME NGA Lajme