23:05 / 25.12.2022
Policia njofton se nuk ka pasur sulm e as shkëmbim zjarri në Zubin Potok
RTKlive
Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi. PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
"Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se:
Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi. PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt", thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.























