Zbulimet arkeologjike shqiptare, viti 2022 ishte një vit i rëndësishëm
Kulturë

Zbulimet arkeologjike shqiptare, viti 2022 ishte një vit i rëndësishëm

RTSH

Viti 2022 ishte një vit i rëndësishëm për institutin e arkeologjisë dhe zbulimeve arkeologjike mbresëlënëse, që hodhën dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare.

Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë profesoreshë, Belisa Muka, thotë se me dhjetra projekte kombëtare e mbarëkombëtare dhe bashkëpunime me institutet paralele deri edhe përtej oqeanit, sollën zhvillime të rëndësishme në lëmin e arkeologjisë shqiptare.

Profesoreshë Muka gjithashtu tregon edhe disa nga projektet për vitin që sapo ka nisur. Ku ndër më prioritaret do jenë gërmimet e reja, gërmimet e vjetra po ashtu, si dhe një sërë konferencash shkencore.

Disa nga gjetjet më të rëndësishme të vitit që po lamë pas, konsiderohen ndër zbulimet më emocionuese të artit dhe arkeologjisë shqiptare ku mund të veçojmë vendbanimin e “palafit”, që sipas arkeologëve daton 7500 vjet më pare dhe ndodhet në fshatin Buqezë të Linit, rinisja e gërmimeve arkeologjike në luginën e Matit, gërmimet në rrafshin e qytetërimeve Byline, në Apoloni, Finiq dhe Bylis.


MË SHUME NGA Kulturë