09:06 / 28.12.2022
Qeveria sot mban mbledhjen e radhës
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 10:00.
Në rendin e ditës të kësaj mbledhje janë 36 pika.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa projektligje dhe nisma, si dhe disa draft-koncepte, një nga këto është edhe Projektligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Projektligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe shumë të tjera.























