Pranvera Sylejmani artiste e re që premton shumë
Kulturë

Pranvera Sylejmani artiste e re që premton shumë

RTK

Pranvera Sylejmani është një artiste e cila talentin e saj për pikturën e kishte shfaqur qysh e vogël në prehrin e babait të saj edhe pse lufta ja mori atë ajo nuk hoqi dorë nga talenti për të pikturuar. Sot Pranvera ka atelienë e saj ku realizon vepra nga më të ndryshmet, kronika në vazhdim na sjell detaje të kësaj artiste.

Talentin e saj për pikturën e ka trashëguar nga babai tashmë dëshmor i kombit Gursel Sylejmani.  Pranvera e bija e tij e cila tashmë është një artiste e kompletuar, pikturat e saj janë prezantua në ekspozita të ndryshme duke u vlerësuar lartë nga kritikët e artit.

Edhe sot ajo rritet profesionalisht duke u befasuar nga punimet e babait të saj të realizuara në momente të ndryshme. Edhe pas kaq shumë vite Pranvera vlerëson lartë teknikat e punës së babait të saj.

Abstraktja është gjithmonë pjesë e punimeve të saj, e momentet e fillimit të punës janë nga më të ndryshmet. Ekspozitat i sheh si një mundësi e mirë për tu takuar me kolegë dhe për të shkëmbyer përvoja të ndryshme.

Një pjesë të ditës në atelie e kalon me talentet e rinj. Sipas Pranverës punimet e stilit abstrakt me kompozicionin e ngjyrave janë ato të cilat na ofrojnë qetësin e cila na duhet më së shumti në këtë kohë.


MË SHUME NGA Kulturë