Konjufca: Motet ndërrohen, Republika mbetet e shenjtë, urime 2023!
J.Musliu/RTKlive
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka uruar Vitin e Ri me një fotografi familjare.
“Po e lëmë pas edhe një vit, së bashku me të mirat dhe sfidat që na shoqëruan”, shkroi Konjufca.
“ Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri”.
Ai gjithashtu uroi për paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Për motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin”, ka shkruar Konjufca në Facebook, krahas fotografisë së publikuar.
Ai tha se pavarësisht ndërrimit të moteve, Republika e Kosovës mbetet e paprekshme dhe e shenjtë.
“Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme. Gëzuar 2023!”, ka shtuar ai.























