13:14 / 01.01.2023
Mbahet koncerti tradicional i Vjenës
RTKlive
Koncerti tashmë tradicional i Vjenës është mbajtur me ekzekutime të veprave klasike, të cilin po e transmeton RTK.
Në koncertin e Filarmonisë së Vjenës, po merr pjesë edhe violinisti kosovar me përmasa botërore, Shkëlzen Doli.
Koncerti i Vitit të Ri nga Filharmonia e Vjenës, është koncert i muzikës klasike, që mbahet çdoherë ditën e parë të vitit nē Vjenë. Koncerti mbahet në të ashtuquajturën “ Sallën e Artë” të Musikverein (Klubi i Muzikës).
Koncerti i parë i Vjenës u mbajt në vitin 1939. Që nga koncerti i parë u ekzekutuan pjesë të kompozuara nga familja Strauss dhe kompozitorë të tjerë austriak.