Veriu i qetë, qarkullimi i lirë|Video
BKT
Lajme

Veriu i qetë, qarkullimi i lirë|Video

Arlinda Sejda/RTKlive

Në pjesën veriore të Kosovës, pas heqjes së barrikadave që ishin vendosur për rreth tre javë nga serbët lokalë, të dirigjuar nga Beogradi, tashmë lëvizja është e lirë.

Në pikën kufitare në Bërnjak, në 24 orët e fundit,  janë regjistruar 300 vetura që kanë kaluar kufirin në dy anët e tij.

Ndërkohë,  përgjatë rrugës që çon në kufi mes Kosovës e  Serbisë, shihen Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it.

Polica e Kosovës po vazhdon të jetë e stacionuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Gjithashtu,  policia është e vendosur edhe afër urës së lumit Ibër e bashkë me ta edhe forca të shtuara të Karabinierëve italian.

Në përgjithësi, situata në veri të vendit është e qetë dhe tani më pak e tensionuar.


MË SHUME NGA Lajme