Gërvalla merr pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papë Benediktit
BKT
Lajme

Gërvalla merr pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papë Benediktit

M.Sh/RTKLive

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e shoqëruar nga përfaqësuesi i presidentes së Republikës së Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papës Emeritus Benediktit XVI, e cila organizohet në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan.

Sipas njoftimit të MPJD-së, në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm shumë liderë dhe delegacione të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.

“Pjesëmarrja në këtë ceremoni e delegacionit zyrtar të Kosovës, dëshmon për respektin që Papë Benedikti XVI gëzon ndër qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për kujdesin që Kosova u kushton tradicionalisht raporteve me Selinë e Shenjtë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Papa Benedikti XVI ndërroi jetë ditë më parë. Ai ishte njëri ndër teologët më të njohur në botë, i cili udhëhoqi kishën katolike të Romës nga viti 2005 e deri më 2013, kur dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.


MË SHUME NGA Lajme