Libri me kujtime i Princit Harry, tronditë monarkinë britanike
Fotot: BBC
Kulturë

Libri me kujtime i Princit Harry, tronditë monarkinë britanike

Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive

Zbardhen pretendime dhe akuza të bujshme nga libri autobiografik i Princit Harry. Libri përshkruan ankesat dhe hidhërimet në familjen mbretërore, madje edhe ajo se si vetë princi Harry dhe princi William, i kërkuan babait të tyre, tani Mbreti Charles III, pas vdekjes në aksident trafiku në Paris të princeshës Diana, të mos martohej me Camillan, gruan e tanishme të tij.

Por një nga pretendimet më të habitshme nga princi Harry, i raportuar fillimisht nga gazeta britanike The Guardian, ishte se si ai u sulmua fizikisht nga vëllai i tij më i madh, William.

Pallati Kensington dhe Pallati Buckingham kanë thënë se nuk do të komentojnë mbi këto raportime. BBC ka arritur të sigurojë një kopje të këtij libri.

The Guardian mori një kopje të librit dhe botoi një ekstrakt në orët e para të së enjtes.

Gazeta The Sun dhe të tjera, morën gjithashtu një version spanjoll të këtij libri, pasi ai u botua në Spanjë, përpara datës zyrtare të publikimit - e cila është më 10 janar.

Midis tyre është edhe pretendimi i Harryt se William dhe Catherine (Kate), tani Princi dhe Princesha e Uellsit, qeshën pasi e panë atë të veshur me uniformën naziste për një festë.

Ekzistojnë gjithashtu rrëfime për marrjen e drogës dhe përvojat e Harry-t si pilot i helikopterit të ushtrisë në luftën në Afganistan.

Ndërkohë, pajtimi dhe kompromisi midis dy vëllëzërve, nuk janë në agjendë, të paktën sipas pjesëve të zbuluara nga ky libër.

Gjithashtu ka shumë ndodhi personale, për familjen e ngushtë mbretërore të Harryt, si vëllanë, njerkën, kunatën e babanë. Mbi këto pretendime e gjitha është një re e errët që do të jetë e pamundur të injorohet herën tjetër që Harry të shihet me anëtarët e familjes mbretërore.Aq më tepër kur pas disa mujahs do të bëhet edhe kurorëzimi i Mbretit Charles III.

Gazeta The Sun raporton se Harry shkruan se ai dhe vëllai i tij, William, iu lutën babait të tyre që të mos martohej me Camillan, tani mbretëresha e Consort, nga frika se ajo do të ishte njerka e tyre e keqe.

Kjo gazetë raporton se Harry pretendon se ai dhe vëllai i tij kishin takime të ndara me Camillan, para se ajo t'i bashkohej zyrtarisht familjes.

Harry pretendon se ai mendoi që një ditë, Camilla do të bëhej "njerka e tij e keqe", por se ai dhe vëllai i tij ishin të gatshëm ta falnin atë, nëse ajo mund ta bënte të lumtur Charles, përkatësisht babanë e tyre.

Nuk jepet asnjë detaj se kur u zhvillua takimi apo sa vjeç ishte Harry në atë kohë.

Harry përshkruan në libër se si trishtimi i tij për vdekjen e nënës së tij, Dianës, Princeshës së Uellsit, e bëri atë të kërkonte ndihmë nga një grua që "pretendonte se kishte 'fuqi’ të mbinatyrshme”.

"Nëna jote thotë se ti po bën jetën që ajo nuk mund ta bënte," citon Harry në libër, t’i ketë thënë kjo grua që lexonte fatin. "Ju po jetoni jetën që ajo donte për ju."

Diana vdiq  në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997 kur Harry ishte 12 vjeç.

Gjithashtu nuk ka detaje se ku dhe kur është zhvilluar takimi me këtë grua.

Në libër janë të përshkuara edhe pretendimet e harryt për konfliktet e tij të mëvonshme me vëllanë e tij, William, madej deri aty sa kishte përleshje fizike mes tyre.

Harry pretendon se vëllai i tij, William,  ia kishte kapur jakën, ia kishte grisur xherdanin dhe e kishte rrëzuar në dysheme në vilën e tij në Londër.

Libri paraqet një debat mes tyre, për të cilin Harry pretendon se u ndez nga komentet e bëra nga William për Meghan, tani bashkëshorten e Harryt.

Ky i fundit shkruan se vëllai i tij ishte kritik ndaj Meghan, pasi ai e përshkruante atë si "të vështirë", "të vrazhdë" dhe "gërmuese".

Thuhet se Harry përshkruan atë që ndodhi më pas, duke përfshirë një grindje të supozuar fizike.

"Ai vendosi [një gotë] ujë, më thirri me një emër tjetër, pastaj erdhi drejt meje. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shumë shpejt”.

“Më kapi për jakë duke më grisur xherdanin dhe më rrëzoi në dysheme.

"U ula në tasin e qenit, i cili u përplas nën shpinën time, e copat e tij më prenë. U shtriva për një moment i trullosur, pastaj u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë."

Harry me kujtimet e tij në këtë libër gjithashtu pretendon se William dhe Catherine (Kate) qeshën kur ai  u kthye në shtëpi i veshur me një uniformë naziste, përpara një feste të bukur veshjesh në vitin 2005.

“Thirra Will dhe Kate dhe i pyeta se çfarë mendonin”.

“Uniforma naziste, thanë ata”.

Në fakt, Harry ishte 20 vjeç kur gazeta The Sun publikoi një foto në faqen e parë, atë të veshur me uniformë, në një festë me kostum që për temë kishte -"Vendas dhe Kolonial".

Harry thotë se atij iu ofrua një linjë kokaine në shtëpinë e dikujt kur ishte 17 vjeç dhe pranon se e kishte marrë drogën edhe në disa raste të tjera, megjithëse nuk i pëlqente.

Ai shkruan: “Nuk ishte shumë argëtuese dhe nuk më bëri të ndihem veçanërisht i lumtur siç u duk të gjithëve, por më bëri të ndihem ndryshe dhe ky ishte objektivi im kryesor”.

"Unë isha një djalë 17-vjeç i gatshëm të provoja çdo gjë që ndryshonte rendin e paracaktuar."

Ai rrëfen gjithashtu pirjen e kanabisit në një banjë në Kolegjin Eton ndërsa ishte nxënës, ndërsa oficerët e policisë që shërbenin si truproja të tij, patrullonin jashtë ndërtesës.

(Marrë me shkurtime nga BBC. Titulli nga RTKlive)


MË SHUME NGA Kulturë