Shefi i EULEX-it dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë
BKT
Lajme

Shefi i EULEX-it dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë

B. H. / RTKlive

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka dënuar sulmin kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë, teksa të plagosurve u uron shërim të shpejtë.

"EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it.

Sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës një person ka plagosur një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar.

I dyshuari për këtë rast është A.K. pjesëtar i FSK-së. 

Ndaj kësaj ngjarje kanë reaguar edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. 


MË SHUME NGA Lajme