Presidentja Osmani uron qytetarët ortodoksë për Krishtlindje
BKT
Lajme

Presidentja Osmani uron qytetarët ortodoksë për Krishtlindje

N.Mekolli /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dërguar një telegram urimi me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

“Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë! Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja. Festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit  ndërmjet njerëzve”

“Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo. Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju! Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!” – thuhet në urimin e presidentes Osmani.


MË SHUME NGA Lajme