Para Tiranës, Taravari vjen në Prishtinë
BKT
Lajme

Para Tiranës, Taravari vjen në Prishtinë

Besnik Iseni/Shkup/RTK

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot (e martë) do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ai do të takojë krerët shtetërorë dhe liderët e partive politike.

Taravari në Prishtinë do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimet i kanë konfirmuar nga kabineti i Taravarit, prej ku thonë se do të bisedohet kryesisht për zhvillimet e fundit politike dhe rajonale, si dhe temat me interes të përbashkët.

Pas vizitës në Prishtinë, Taravari do të udhëtojë për në Tiranë ku do të takojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ky takim mbahet në kuadër të darkës që ka organizuar për liderët e partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut e ku në fokus do të jenë ndrysimet kushtetuese në këtë shtet.  


MË SHUME NGA Lajme