Ferizaj, arrestohet një person për sulm fizik
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Ferizaj, arrestohet një person për sulm fizik

M.Sh/RTKlive

Policia e stacionit në Ferizaj ka arrestuar të pranuar një qytetar 22 vjeç, pas dyshimit se ka sulmuar një grua të moshës 18 vjeçare. Sipas njoftimit për media rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në këtë qytet.

“Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë arrestuar personin N.K i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A e moshës 18 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo e fundit të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë. Sipas njoftimit të policisë, rasti është cilësuar  si "sulm’’.


MË SHUME NGA Lajme