Minerali i Trepçës në Muzeun e Vjenës, nën emrin e Jugosllavisë
Foto: Njomza Berisha-Miftari/RTK
Kulturë

Minerali i Trepçës në Muzeun e Vjenës, nën emrin e Jugosllavisë

Njomza Berisha-Miftari/RTK

Pasuritë natyrore të Kosovës, njihen edhe më gjërë. Ndonëse për shkak të rrethanave të ndryshme politike, por edhe historike, shumë nga to nuk e zënë vendin e merituar.

Një prej këtyre rasteve është edhe në në muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë të Austrisë.

Në pjesën ku tregohet për gurët e çmuar, minerale dhe metale nga të gjitha vendët e botës, është edhe një nga miniera e Trepçës në Mitrovicë.

Sidoqoftë, ky guri i çmuar nga Trepça, duket se qëndron aty për një kohë të gjatë, sepse shteti nga i cili shkruan se vjen ky mineral, ka më shumë se një dekadë që nuk ekziston.

Kështu, krahas emrit të Trepçës si minerë, aty figuron edhe emri i Jugosllavisë, raporton RTKlive.

Një gjë e tillë, duket se nuk i ka rënë në sy askujt nga institucionet shtetërore, apo Ambasada e Kosovës në Vjenë.

Një ndryshim i emrit të shtetit nga Jugosllavi në Kosovë, do të ishte informacion më i saktë për mijëra turistë, që brenda ditës e vizitojnë këtë muze, e ku brenda të cilit, shpërfaqet i gjithë krijimi i universit, që nga shpërthimi i madh, që njihet si Big Bang.

Në këtë muze, paraqitet krijimi i sistemit diellor,  fillet e jetës në tokë, evolucioni i qenieve të gjalla, përfshirë edhe njerëzimin.

 


MË SHUME NGA Kulturë