Eurodeputeti holandez thirrje për heqje të vizave ndaj Kosovës
BKT
Lajme

Eurodeputeti holandez thirrje për heqje të vizave ndaj Kosovës

J.Musliu/RTKlive

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në takimin e dhjetorit në Bruksel kanë miratuar marrëveshjen e arritur në mes të Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën.

Ndërkohë,  këtë të enjte, marrëveshja për liberalizimin e vizave pritet të votohet të Komitetin për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian I njohur me emrin LIBE.

Në lidhje me këtë çështje, eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ka bërë thirrje që të votohet për liberalizmin e vizave për Kosovën.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me vendet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me atë ritëm në Parlamentin Evropian”, shkroi ai në një postim në rrjetin social Twitter.

“Votoni në komisionin e Parlamentit Evropian këtë të enjte”, shkroi deputeti holandez.

Pas votimit në LIBE, marrëveshja duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Këto janë procedura të rregullta që i paraprijnë liberalizimit të vizave dhe për shkak të dakordimit të vedneve anëtare, nuk pritet të ketë ndonjë pengesë.

Kështu, liberalizimi I vizave për kosovën është caktuar që të ndodhë më së largu me 1 janar 2024.


MË SHUME NGA Lajme