Nesër në Gjilan fillon manifestimi “Flaka e Janarit 2023”
Kulturë

Nesër në Gjilan fillon manifestimi “Flaka e Janarit 2023”

Sh.Gashi

Me 11 janar në Gjilan hapet manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2023”, që organizohet në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të acartë të historisë, në përpjekje të pareshtura për mbrojtje të identitetit dhe mëvetësisë, për pavarësi dhe sovranitet të trojeve etnike.

Me 11 janar në Gjilan hapet manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2023”, që organizohet në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të acartë të historisë, në përpjekje të pareshtura për mbrojtje të identitetit dhe mëvetësisë, për pavarësi dhe sovranitet të trojeve etnike.

“Me emërtimin e saj metaforik “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj në shënimin e dhjetëvjetorit të vrasjes tinëzare të atdhetarëve tanë Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e në tetë vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës duke u bërë një manifestim kulturor nderimi dhe kujtimi për të gjithë ata që kanë bërë sakrificën përfundimtare në shërbim të vendit të tyre”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Për të reflektuar për guximin dhe trimërinë e atyre që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, 32 vjetori i Flakës së Janarit, sipas njoftimit, nis në ora 08:00 me homazhe duke u nisur nga Varrezat e Dëshmorëve drejt të lapidarëve në qytet në ora 09:00, vizitë familjeve te heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, për të vazhduar në vizitë të Kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Edicioni i parë i “Flakës së Janarit” u nis më 18 Janar 1992 në trekëndëshin Bresalc-Gjilan-Përlepnicë, të cilat do të vizitohen dhe këtë vit duke e nisur nga ora 10:00 në Mejtepin e Bresalcit, objekt nen mbrojte të trashëgimisë kulturore me historinë e tij si pikënisje e Flakës së Janarit, ku në kujtim të nismës së këtij manifestimi kulturor do të shfaqen video dhe ekspozitë fotografike dokumentuese dhe një program artistik në kujtim të Flakës ndër vite, për të vazhduar nga ora 11:30 në Përlepnicë për të vizituar pjesën e dytë të ekspozitës fotografike, dokumentar dhe program artisitik”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Ndezja e flakadanëve do të fillojë nga ora 18:00 në ballkonin e Teatrit të Qytetit me muzikë kamertale nga Kori i Universiteti “Kadri Zeka” nën udhëheqjen e Drita Kryeziu.

Ditën e përmbyllim me muzikë për të rinj Korab Kallaba me bend dhe DJ me fillim nga ora 20:00 në hapësirën e Ish-Galerisë së Qytetit.


MË SHUME NGA Kulturë