Çitaku: Të shkarkohet ambasadori Martin Berishaj
BKT
Lajme

Çitaku: Të shkarkohet ambasadori Martin Berishaj

B. H. / RTKlive

Partia Demokratike e Kosovës po kërkon shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Një kërkesë të tillë në emër të këtij subjekti e ka bërë, Vlora Çitaku, në një konferencë për medie.

Sipas nënkryetares së PDK-së, kryeministri Albin Kurti, po bëhet pengesë për t’iu hapur rrugë përgjegjësisë dhe të vërtetës lidhur me siç ka thënë ‘skandalin energjetik’.

Ajo ka thënë se ‘prapa ambasadorit Berishaj, fshihet një lidhje shumë më e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit’.

Çitaku ka bërë thirrje që kjo aferë të zbardhet deri në fund, që imazhi i Kosovës si shtet të mos dëmtohet edhe më tej.

“Kërkojmë nga organet e zbatimit të ligjit që ta bëjnë punën e tyre investiguese si dhe nga institucionet përgjegjëse që z. Berishaj, ta shkarkojnë menjëherë nga detyra e Ambasadorit”, ka shtuar Çitaku.

 


MË SHUME NGA Lajme