Halimi: Qeveria po merret me propagandë dhe jo me problemet që ka
BKT
Foto: Valjetë Shala, RTK
Lajme

Halimi: Qeveria po merret me propagandë dhe jo me problemet që ka

Valjetë Shala, RTK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur konferencë për medie. Sibel Halimi zëdhënëse politike e kësaj partie, tha se në sfidat që po kalojmë, qeveria po merret me propagandë e jo me problemet që ka.

“Mungesa e rezultateve në shume fusha. Për dy vite ka stagnim, 700 milionë euro janë më pak qarkullim e inflacion më i lartë. Çmimet janë të larta e propozimet tona nuk janë marrë parasysh. E vetmja rritje është importi nga Serbia, skandali edhe transferi nga Gen-i i Serbisë. Kur flasim për veriun janë 33 milionë euro në veri për rrymë. Kur flasin për shëndetësi nuk ka as pe dhe ka ikje të mjekëve”,  tha ajo, raporton RTKlive.

Sipas saj ka regres ka edhe në politikë të jashtme. “Nuk ka as njohje, në arsim veç për reforma nuk mund të flitet fare, lista e dështimeve është e gjatë sikurse edhe në polici, energji, drejtësi, nepotizëm e as ka rrugë të reja as fabrika etj, ka vetëm fjalë e nuk ka tjetër”, tha Halimi. 

 


MË SHUME NGA Lajme