Lista Serbe në Ambasadën amerikane, takim me Chollet
J.Musliu/RTKlive
Pas takimeve me zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, si presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, këshilltari i Lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar edhe drejtuesit e Listës Serbe.
Politikanët serbë të Kosovës, Chollet i ka pritur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Për këtë takim, ka njoftuar Dalibor Jevtiq, politikan nga kjo parti, në llogarinë e tij në Facebook.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Derek Chollet, të dërguarin e Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier për situatën aktuale politike dhe të sigurisë”, ka shkruar Dalibor Jevtiq.
Chollet para ardhjes në Ballkan, ka folur për pritshmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në njoftimin e DASH-it është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik.























