PSG s’e lejon të shfaqet me Kupën e Botës, Messi kap rekordin e CR7
BKT
Sport

PSG s’e lejon të shfaqet me Kupën e Botës, Messi kap rekordin e CR7

RTSH

Parada me Kupën e Botës në duar në “Parc des Princes” u shmang pasi zyrtarët e PSG-së kishin frikë se mos Messi pritej keq nga publiku vendas.

Sipas “Le Parisien”, 35-vjeçari u këshillua që të mos dilte në fushë me trofeun e fituar në Katar pak minuta para se të niste ndeshja mes PSG dhe Angers.

Rekordi – Në takimin e djeshëm Messi barazoi një rekord të vendosur nga Cristiano Ronaldo. Me golin e shënuar Messi kapin kuotën e 696 golave të shënuar në Europë (me Barcelona-n 672 gola dhe PSG-në 24). Kështu në moshën 35-vjeçare “Pleshti” barazoi rekordin e CR7, i cili ishte i vetmi deri dje që kishte shënuar kaq shumë gola në pesë kampionatet më të mira të Europës. Ronaldo në total numëron 701 gola në nivel klubesh. 118 i shënoi me United gjatë sezoneve të para në Angli më tej arriti të shënonte 450 gola në 438 ndeshje për Real Madrid. Në Itali me Juven rrealizoi 101 gola të tjerë të cilëve u shtoi edhe 27 pas rikthimit te United. Ronaldo ka shënuar edhe 5 gola për Sporting Lizbonën në fillim të karrirës, por këto gola të shënuar në kampionatin portugez nuk “numërohen” pasi janë rrealizuar në një ligë që nuk konsiderohet në “Top” 5 më të mirat e kontinetit.

Rinovimi – Messi do të ketë plot kohë për të vendosur rekord personal në Europë madje dhe ta përmirësojë atë me shumë gola pasi trajneri i PSG-së la të kuptohjej se argjentinasi do të rinovonte me klubin.

“Duket i lumtur këtu”, tha Christophe Galtier dje në intervistën e dhënë pas ndeshjes PSG-Angers.