Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Emisioni fillon me parashikimin e motit dhe ngjarjet e ditës.
Kurse Elza Ramadani drejtoreshë e OJQ-së "Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve", flet për vazhdimin e identifikimin dhe regjistrimin e qenve dhe e pronarëve të tyre.
Mysafire tjetër është Daulina Osmani Zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ndërsa Edi Gusia - drejtoreshë e Agjencisë për Barazi Gjinore, flet për parandalimin dhe trajtimin e ngacmimit seksual në sport.
Për edukimin përmes futbollit, do të flas Armenda Filipaj - themeluese e ekipit të futbollit për vajza "Prishtina"edhe lojtare.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























