14:53 / 15.01.2023
Chelsea gjithnjë e më afër Mudryk se sa Arsenali
Uran Krasniqi / RTKLive
Chelsea është shumë afër transferimit të atij që prej kohësh ishte objektiv i Arsenalit, Mykhaylo Mudryk.
Kjo është konfirmuar nga vetë drejtuesit e klubit ukrainas, Shakhtar Donetsk.
"Presidenti i FC Shakhtar Rinat Akhmetov dhe bashkëpronari i Chelsea Behdad Eghbali diskutuan sot transferimin e Mykhaylo Mudryk te Chelsea FC. Palët janë shumë afër për të rënë dakord për transferimin e lojtarit në klub”, është shkruar në njoftimin e klubit ukrainas.
Nëse realizohet ky transferim, atëherë ky do të ishte përforcimi i katërt i klubit në afatin kalimtar të janarit, pasi tashmë Chelsea ka siguruar shërbimet e Benoit Badiashile, David Fofana dhe Andrey Santos.























