13:44 / 16.01.2023
PSD me aksion simbolik para MPJD-së
Visar Shatrolli/ RTK
Partia Socialdemokrate po mban një aksion simbolik para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në shenjë proteste ndaj pretendimeve të aferës së ambasadorit Martin Berishaj.
PSD para objektit të Ministrisë së Punëve të jashtme kanë ndërruar flamujt duke vendosur kartëmonedhë me 500 euro me fytyrën e ambasadorit Martin Berishaj.
























