Deputeti gjerman kërkon të dijë për aplikimin e Kosovës në KiE
BKT
Lajme

Deputeti gjerman kërkon të dijë për aplikimin e Kosovës në KiE

J.Musliu/RTKlive

 “Tetë muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës. Që nga atëherë nuk ndodhi asgjë”.

Kështu deklaroi deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham.

Ai ka thënë se i ka shkruar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Sot e pyeta Komitetin e Ministrave kur ata përfundimisht planifikojnë ta referojnë kërkesën e Kosovës për opinion në Asamblenë Parlamentare?”, shkruan Abraham në llogarinë e tij në Tëitter.

Nga ana e saj, zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës kanë deklaruar disa herë se vendi ka kryer të gjitha obligimet dhe pretq që ky aplikim të kalojë.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë datë se kur pritet që aplikimi I Kosovës për anëtarësim të hidhet për votim në KiE.

 

 


MË SHUME NGA Lajme