Haradinaj përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën
Sh.Gashi / RTKlive
Ramush Haradinaj Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kujtuar heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që ranë po më 17 janar, 41 vjet më parë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri.
"Sot përkujtojmë dy ngjarje në dy periudha të ndryshme, me personazhe që kanë pasur një qëllim, mbrojtjen e Shqipërisë. Zemra e themeltarit të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pushoi së rrahuri më 17 janar 1468", deklaroi Haradinaj.
"Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve:".
Kreu i AAK-së u shpreh se gjithashtu, sot përkujtohën edhe heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që ranë po më 17 janar, 41 vjet më parë.
"Ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit, deri në frymën e tyre të fundit. Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë. Ata ishin arkitektët e saj. ", ka shkruar Haradinaj.
Ai tha se kjo datë lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergj Kastriotin, në të njëjtën nyje - flijimin për atdhe.