Osmani: Vdekja e Edi Shukriut, humbje për shkencën shqiptare
BKT
Foto: Presidenca e Republikës së Kosovës në Facebook
Lajme

Osmani: Vdekja e Edi Shukriut, humbje për shkencën shqiptare

E. Hoti/ RTKlive

Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani  ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikes, Edi Shukriu.

Presidentja Osmani ka thënë se ndarja nga jeta e Edi Shukriut është humbje e thellë për dijet e për shkencën shqiptare, pasi ajo ishte një emër i çmuar në fushën e arkeologjisë e të historisë, fusha në të cilat ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshë Edi Shukriut, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesoreshë shumëvjeçare e Universitetit të Prishtinës, si dhe veprimtare e shquar politike dhe institucionale”, tha Osmani.

Presidentja e vendit ka deklaruar se duke qenë ndër arkeologet e para shqiptare, Shukriu i vuri themelet e dijeve arkeologjike në Kosovë, së cilave ua kushtoi pothuajse tërë jetën, duke themeluar e drejtuar institucione e projekte të ndryshme kërkimore e shkencore.

“Njeri me vokacion të theksuar poetik, prof. Shukriu është e njohur edhe në fushën e  letërsisë. Ajo na i ka lënë trashëgim disa vepra poetike. Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me familjen, miqtë e kolegët e saj. I përjetshëm kujtimi për Edin!”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

 


MË SHUME NGA Lajme