Kurti: Edi Shukriu, një prej pionereve të arkeologjisë në Kosovë
Foto: Nga profili i Kurtit në Facebook
Kulturë

Kurti: Edi Shukriu, një prej pionereve të arkeologjisë në Kosovë

RTKlive

Kryeministri Albin Kurti, me rastin e vdekjes së akademikes Edi Shukriu, ka ngushëlluar familjarët, Akademinë dhe gjithë komunitetin.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e akademikes Edi Shukriu, një prej pionereve të arkeologjisë në Kosovë. Një grua e fortë, aktiviste dhe vizionare e cila do t'i mungojë shumë shoqërisë tonë, për të cilën u angazhua shumë. Ajo dha kontribut të çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale, akademike dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij arritjet e saja do të mbesin shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinj. “Kontributi i saj si akademike, profesore universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese.  Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, Akademisë dhe gjithë komunitetit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Edi Shukriut”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Kulturë