Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Emisioni fillon me parashikimin e motit dhe ngjarjet e ditës.

Kurse mysafire e parë është Shpresa Rupar trajnere, hipnoterapiste.

ASHAK sot mban mbledhje komemorative dhe homazhe për Edi Shukriun. Për të folur për këtë e ftuar është Gjylieta Mushkolaj nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ndërkaq Likana Cana Psikologe, hulumtuese dhe artiste, flet për psikologjinë dhe artin.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 

 


MË SHUME NGA Lajme