Berisha: Nuk jam pronar e as aksionar i asnjë ndërmarrjeje
BKT
Foto: Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në momentin e dorëzimit të letrave kredenciale në Zagreb/Arkiv
Lajme

Berisha: Nuk jam pronar e as aksionar i asnjë ndërmarrjeje

V. Thaçi / RTKlive

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po akuzohet nga mediet sllovene për tërheqje të parave, ka dalë sonte me një status në Facebook.

Që në fillim, ai thotë se nuk është pronar, e as aksionar i asnjë ndërmarrjeje në Kosovë, Mal të Zi, as në rajon dhe askund tjetër në botë. Tutje, ai thotë se pretendimi se është fshehur apo ka deklaruar rrejshëm pasurinë, nuk qëndron dhe është i pavërtetë. Ai thotë se edhe Agjencinë Antikorrupsion të Kosovës më 5 korrik të vitit të kaluar e ka njoftuar me shkrim se firmat "Zaslon" dhe "Myloja" nuk janë në pronësinë e tij. Ndërsa për dy kompanitë tjera MB Consulting në Mal të Zi, dhe MB Consulting në Kosovë, thotë se e para nuk ka pasur qarkullim që nga viti 2000 dhe ka qenë në proces të mbylljes, andaj nuk ka pasur arsye ta deklarojë si pronë. Ndërsa, për firmën tjetër thotë se si person juridik ka pranuar të hyra në periudhën 2017-2020, dhe sipas tij, të gjitha transaksionet janë bërë në mënyrë transparente përmes llogarisë bankare, dhe janë paguar të gjitha tatimet sipas legjislacionit në fuqi. Ai, ndër të tjera, thotë se pas këtyre shpifjeve ka bërë padi në Gjykatën e Qarkut në Lubjanë. Berishaj po akuzohet nga mediet sllovene se i kishte tërhequr rreth 600 mijë euro në formën "cash", për çka edhe kishte nxitur dyshime të autoriteteve sllovene. Po ashtu, mediet në Slloveni pretendojnë se hetimet ndaj Berishajt në atë shtet po vazhdojnë. 

 


MË SHUME NGA Lajme