Nuk mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit
Lajme

Nuk mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit

RTKlive

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit.

Në rend dite ishin interpelanca e Kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Në këtë mbledhje do të diskutoheshin pikat e papërfunduara nga Seancat plenare paraprake.

Ndonëse këtë të enjte pritej të mbahej seanca e radhës, e njëjta nuk do të mbahet, për arsye të vizitës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetares, Saranda Bogujevci në Evropë. Këtë e bëri të ditur, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila.


MË SHUME NGA Lajme