Mjeku dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Xhibutit
Lajme

Mjeku dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Xhibutit

RTKlive

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Rijad, Lulzim Mjeku ia dorëzoi të hënën letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Xhibutit Shkëlqesisë së tij Ismail Omar Guelleh, duke u akredituar kështu ambasador jo – rezident i Republikës së Kosovës në Republikën e Xhibutit.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Mjeku dha porosinë miqësore të Presidentes së Republikës së Kosovës, SHS Vjosa Osmani-Sadriu për Presidentin e Xhibutit, Ismail Omar Guelleh me dëshirat më të sinqerta për punë të suksesshme të Qeverisë e për progres dhe zhvillim të popullit mik të Xhibutit.

Ambasadori Mjeku më parë i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale te Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Republikës së Xhibutit, Shkëlqesia e tij Mahmoud Ali Youssouf dhe nënshkroi në librin e miqësisë.

Ambasadori Mjeku është diplomat i karrierës dhe ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme që nga themelimi në vitin 2008.


MË SHUME NGA Lajme