Haradinaj reagon për rritjen e tatimit në pronë
Foto: RTKlive
Lajme

Haradinaj reagon për rritjen e tatimit në pronë

E. Hoti/ RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve.

"Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për të frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve", ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve.

"Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës ", ka shkruar më tej Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme