Tirana International Film Festival hap thirrjen për aplikim
Kulturë

Tirana International Film Festival hap thirrjen për aplikim

atsh

Tirana International Film Festival ka hapur thirrjen për aplikim në konkursin ku do të përzgjidhen pjesëmarrësit e TIFF 2023. Afati i aplikimit përfundon në 23 maj 2023.

Konkursi për skenarin ka të bëjë me dorëzimin e skenarëve origjinalë për filma të shkurtër, fiksion apo të animuar, si dhe forma të tjera skenarësh të shkurtër të të gjitha zhanreve (maksimumi 20 faqe), përmes platformës online FilmFreeway.

Ky konkurs nuk synon të gjykojë skenarin më të mirë, por siguron vlerësimin nga partnerët e festivalit, producentë e distributorë të skenarit më të mirë që mund të prodhohet prej tyre. Gjithashtu, shton së tepërmi mundësitë për distribucion të suksesshëm në festivalet më të njohura ndërkombëtare të filmave të shkurtër.

Partnerët e TIFF do të vlerësojnë skenarët fitues me çmimin e distribucionit të “MAILUKI Films” dhe me mundësinë e nënshkrimit të një kontrate prodhimi apo distribucioni.

Nga 84 skenarët e aplikuar në Screenplay ContesTIFF 2022 fituesit ishin: “P” i Stelios Koupetoris nga Greqia dhe “In Your Hands” i Carlo Liberatore  nga Italia.

PREMIERE Film Award shkoi për “Among the Living” i Joe Zalias nga Mbretëria e Bashkuar.

Fituesit e Screenplay ContesTIFF 2023 do të shpallen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të TIFF-it në datën 29 shtator 2023.


MË SHUME NGA Kulturë