Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet në krye të SHSKUK-së
BKT
Lajme

Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet në krye të SHSKUK-së

RTK

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka miratuar letër-dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vend të Zejnullahu-Raçi është emëruar Narqize Arenliu-Hoxhaj.

“Bazuar në kompetencat e veta Bordi drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.

Jep dorëheqje Zejnullahu- Raçi nga pozita e ud. drejtoreshës së ShSKUK-së

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga burimet brenda Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, ndonëse ende nuk dihen arsyet që çuan deri te dorëheqja e saj. Ajo ishte emëruar në këtë pozitë në gushtin e vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Lajme