Dorëhiqet nënkryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Beriana Mustafa /Radio Kosova
Justina Shiroka-Pula ka dhënë të premten dorëheqje nga pozita e saj si nënkryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës .
Në letrën e dorëheqjes të cilën e ka siguruar Radio Kosova thuhet se dorëheqjen po e bënë për shkak të rrethanave të krijuara në Akademi dhe rreth saj. Ajo ka sqaruar se do të vazhdojë punën e saj në Akademi për të dhënë kontributin akademik dhe kërkimor në institucion.
“Gjatë jetës sime kam mbajtur pozita të ndryshme me peshë publike dhe politike. Sidoqoftë, asnjëra nga këto nuk i afrohej peshës që bart pozita në Kryesinë e institucionit më të lartë akademik në vend. Kam qenë, jam, dhe do të mbetem e nderuar për punën që kemi bërë së bashku me kolegët si Akademi e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjes.